“Shqipëria dhe Italia marrëveshje për pensionet”; Rama: Përfitojnë reth 500 mijë shqiptarë
Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet social, ndërsa thekson se nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.
“Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shprehet Rama.
Në Tiranë u mbajt sot takimi i parë i Komisionit të përbashkët Shqipëri-Itali, për njohjen e sistemit të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore.
Fraksion.com