“Politikani I.M bashkëpunëtor i ish-Sigurimit”, Nikolla: Rast tronditës! Gati të mbledh parlamentin në cdo kohë
Në një deklaratë për mediat kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli ka reaguar në lidhje me letrën informuese nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku vihej në dijeni se politikani me inicialet I.M figuron me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.
Nikolla, duke mos përmendur faktin se në letrën e Autoritetit se politikani me inicialet I.M ishte ish-presidenti Ilir Meta, e cilësoi ngjarjen rast tronditës. Sipas saj Kuvendi duhet të reagojë.
“Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur gjithashtu një letër në drejtimin tim, ku më ve në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin.
Dua ta falënderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtetë tronditës, nuk mund të flas më shumë në këtë faze.”, tha Nikolla.
Fraksion.com