AktualitetPolitikëTë fundit

Meta akuzon Ramën: Vjedhës i pamëshirshëm që shkel edhe kodet kanunore, përdor firmat e të vdekurve

Kreu i ‘Partia e Lirisë’, Ilir Meta në daljen e tij në konferencë për mediat nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë një hajdut të pamëshirshëm.

“Haramët e Shqipërisë vjedhin miliarda. Drejtësinë dhe reformën në drejtësi do ta çoj para popullit të Shqipërisë se është ai që paguan taksa. Jo për të ecur me hapin e breshkës. Mjafton vetëm afera e Inceneratorëve, por ende nuk është bërë asgjë… Ka plaçkitje , vjedhje, borxhe, Ai fundin e ka të qartë ne do të ecim me ritëm shumë më të shpejtë për korrupsioni. Edi Rama në vend të parë të dyte e të tretë. Një vjedhës i pamëshirshëm.

Nuk vjedh vetëm me forma të gjallësh, por ka shkelur edhe kodet kanunore të këtij vendi. Ai nuk vjedh i vetëm. Ai vjedh bashkë me enturazhin e tij që nuk ka lidhje me socialistët janë marrë peng, që më vjen keq për ta. Ky është mjeshtër për të korruptuar, kapur e shantazhuar dhe përçarë. Ndaj i ka katandisur siç janë sot. AI ecën me shpejtësi korrupsion korrupsion”, tha Meta.

 

Fraksion.com