AktualitetPolitikëTë fundit

Malltezi: Të zbardhet ku shkuan paratë e inceneratorëve

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Abi Malltezi deklaroi sot se qytetarët paguajnë prej 3 vitesh 29 euro për një ton mbetje për inceneratorin e Tiranës, kur ai nuk ishte vënë në funksion.

Në një deklaratë për mediet, Malltezi shprehet se për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar. “Ku shkuan paratë? Ka mbi 3 vjet që po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës në fuqi derisa të funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29! Nuk pranojmë më “Ç’më duhet mua për kontratën?”, u shpreh ai.

Malltezi theksoi se PD ka shtruar disa pyetje ku mes të cilave flitet dhe për dyshime për përfshirje të shtetasve rusë.

“Ja disa pyetje të thjeshta: Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka vet landfill dhe duhej paguar veç 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli? Kush gënjeu sikur kompania në Holandë kishte eksperiencë ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë? Pse Edi Rama i dha 8 pikë bonus një guacke të sapokrijuar? Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe? A kishte shtetas rus që firmoste në emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë se ku shkuan paratë e shqiptarëve? E pra shtetas të huaj, përfshirë shtetas rusë e dinë fare mirë. Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorie të vepronin ndaj këtyre shkeljeve? Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigant të inceneratorëve? Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shumë të vështira për drejtësinë e Soros”, u shpreh Malltezi.

 

Fraksion.com