AktualitetPolitikëTë fundit

Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit.

Kryebashkiaku aktual i Kamzës kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre.

Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.

Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.

 

Fraksion.com