AktualitetBota+Të fundit

70 vjet nga vdekja e Eva “Evita” Perónit: Legjenda ende e gjallë

Në Argjentinë ajo ka qenë figurë e diskutueshme: E lëvduar si luftëtare e shenjtë e drejtësisë sociale, e sharë si manipulatore egoiste. Eva Perón është sot ikonë e kulturës popullore.

 Kur thuhet emri i Eva Perónit reagimet mund të jenë të ndryshme. Tek argjentinasit ish-First Lady shihet si bamirëse ashtu edhe si njeri i ftohtë, e etur për pushtet – këto të fundit sidomos pas rënies nga pushteti të ish- bashkëshortit Juan Perón, i cili ka qenë kryetar shteti në Argjentinë nga viti 1946 deri më 1955.

Kur përmendet emri “Evita”, sidomos brezat e moshuar në vendet perëndimore i zë nostalgjia dhe këndojnë disa vargje nga kënga “Don’t Cry For Me, Argentina”. Kjo këngë e operetës “Evita” të Andrew Lloyd-Webber-it e bëri Eva Perónin menjëherë të famshme në të gjithë botë, gati një çerek shekulli mbas vdekjes së saj, më 26 korrik të 1952-it.

Nga vajzë e varfër në First Lady 

Opereta e vitit 1976, bazohet tek biografia e Perónit, jeta e mbuluar me legjenda e së cilës duket e predestinuar për t’u treguar në libra, filma dhe skena.

E lindur më 7 maj 1919 në varfëri, Maria Eva Duarte, me pseudonimin “Evita”, që do të thotë spanjisht “Eva e vogël”, u largua nga fshati i saj Los Toldos, për të filluar në Buenos Aires karrierën si aktore. Vajza e re njohu atje presidentin e ardhshëm të Argjentinës, Juan Domingo Perónin. Kjo i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Pak kohë pasi u njohën çifti u martua. Bashkëshorti i Evas, u zgjodh President në vitin që pasoi, më 1946, duke e bërë gruan e tij të re First Lady të Argjentinës, në moshën 27 vjeçare.

Eva Duarte de Peron | Argentinien 1948

Në gjashtë vitet e ardhshme, Evita, siç quhet me dashuri nga përkrahësit e saj, luftoi për të drejtat e puntorëve dhe të drejtat e grave. Ajo jo vetëm që drejtoi ministritë e Punës dhe Shëndetit, por krijoi dhe drejtoi Fondacionin e Bamirësisë Eva-Perón si dhe partinë e parë femërore të Argjentinës, Partinë peroniste të grave.

Eva Peron: Legend lives on 70 years after her death | Culture | Arts, music  and lifestyle reporting from Germany | DW | 26.07.2022

Ajo kishte një nuhatje të madhe për nevojat e popullsisë së varfër të Argjentinës dhe zotëronte një gjuhë, që kuptohej edhe nga shtresat e ulëta të shoqërisë. Në përgjithësi, ajo u kthye në “Presidenta”, po aq e dashur sa edhe e urryer në Argjentinë.

Sepse të pasurit e tallnin dhe rrethet ushtarake shihnin tek aktivitetet politike të Evas më shumë kërcënim se sa pasurim.

70 vjet më parë Eva Perón humbi jetën nga kanceri në moshën 33 vjeçare

USA Musik Madonna in Musical EvitaMadona në operetën “Evita”

E vlerësuar nga kultura popullore 

Perón është nga ato figura të jetës së përditshme, historitë e të cilave kthehen në të pavdekshme nëpërmjet këngës dhe valles, në skenë dhe ekran. Kohë më parë se Andrew Lloyd Webber dhe Tim Rice të shkruanin operetën “Evita”, kompozitorët dhe poetët janë marrë me historitë e jetës së personaliteteve që kanë ekzistuar në realitet.

Në vitet 1940 dhe 1950, kompozitori Richard Rodgers dhe poeti e dramaturgu Oscar Hammerstein II prodhuan për Broadway-in një seri operetash të sukesshme. Dy nga prodhimet e tyre, “The King and I” dhe “The Sound of Music”, bazohen në jetën dhe kujtimet e Anna Leonowens-it dhe Maria von Trapp-it. Të dy gratë kanë qenë guvernante, kujdestare fëmijësh. Leonowens ka pas punuar si kujdestare fëmijësh në oborrin e mbretit tajlandez, në fillim të viteve 1860-të dhe gati aksidentalisht u kthye në figurë politike në Tailandë. Von Trapp u martua në vitin 1927 me kapitetin e ve austriak, Georg von Trapp, i cili e kishte marrë në punë si kujdestare të shtatë fëmijëve të tij. Me fëmijët von Trapp krijoi korrin e familjes “The Trapp Singers”, me të cilën ajo u bë e njohur në mbarë botën.

Megjithëse për operetat pikat e errëta të historive jetësore u fshinë, shumë nga këngët janë kthyer në Evergreens.

Diversiteti dhe përfshirja 

Ndërkohë në ditët e sotme operetat merren me tema të tjera që prekin pulsin e kohës:
diversitetin dhe përfshirjen. Kështu opereta e Broadway-it, “Kinky Boots”, e vitit 2013, e kthyer edhe në film, bazohet në historinë e vërtetë të Steve Pateman-it, i cili i frymëzuar nga Drag Queen Lola, u përpoq të ruante nga falimentimi fabrikën e këpucëve të familjes në Northamptonshire, duke krijuar nën emrin “Divine” këpucë fetish për burrat. Muzika dhe teksti vijnë nga legjenda e muzikës pop të viteve 80-të, Cyndi Lauper. Filmi u kthye në hit në komunitetin LGBTQ, sepse ofroi për ta një platformë duke treguar paragjykimet me të cilat duhet të luftonin.

Opereta “Hamilton” i Lin-Manuel Mirandas, i vlerësuar me shumë çmime, tregon historinë e një prej baballarëve që krijuan Amerikën, Alexander Hamiltonit, fytyra e të cilit është printuar në kartmonedhën dhjetëdollarëshe. Dhënia e roleve kryesisht aktoreve dhe aktorëve me ngjyrë, ishte një risi e guximshme. Miranda thotë për këtë: “Historia e Amerikës së hershme tregohet nga Amerika e sotme.”

Ndërkohë opereta “Evita” vazhdon të jetë edhe sot magnet për publikun dhe shfaqet në vende të ndryshme europiane, mes të cilave edhe në Gjermani. /DW

 

Fraksion.com