AktualitetLife StyleTë fundit

U vodh në 2015 në Itali dhe u soll në Shqipëri, pianoja e shek. të XVIII i dorëzohet sot autoriteteve italiane!

E vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, një piano antike e cila soll në Shqipëri me shpresën për tu shitur, do t’i dorëzohet sot autoriteteve italiane.‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri. Dorëzimi i saj do të bëhet në Ministrinë e Drejtësisë, nga ministria e Kulturës për komandatin e Karabinierëve për trashëgiminë kulturore.

Ambasadori italian ne vendin tonë, Fabirzzio Bucci në ceremoninë e dorëzimit të pianos antike, u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm që përbën rezultatin e parë të këtij bashkëpunimi.

‘Është një moment shumë i rëndësishëm pasi marrim në dorëzim këtë instrument që përben rezultatin e parë të këtij bashkëpunimi,.’- tha Riccardi.

Ndërkohë, komandanti i komandës së Karabinierëve për trashëgiminë kulturore, Roberto Rickardi, i cili tha se babai i tij ishte me origjinë arbëreshë, falënderoi autoritetet shqiptare.

‘Jam i lumtur që të jem këtu sot me ju, falënderoj ministrinë e Drejtorisë dhe të Kulturës Italiane. Jam shumë i lumtur dhe për një arsye tjetër. Krahas faktit të marrjes në dorëzim të një objekti me rëndësi të madhe kulturore, por edhe për faktin se jam shqiptar me zemër. Nuk po i kthejmë Dorontinën në shtëpi, por një objekt me mjaft vlerë për ne. Jam lindur dhe jam rritur në Bari, por afërsia me detin. Kultura dhe drejtësia janë baza e progresit.- tha Riccardi.

Po çfarë shkruanin mediat italiane për vjedhjen!

Vjedhja ndodhi në Konservatorin ‘Arrido Boito’ në Parma më 5 janar të vitit 2015. Ata që rihapën institutin pas disa ditësh mbyllje, kuptuan se mungonin dy instrumente muzikorë: një klavikordë e çmuar e gjysmës së parë të shekullit XVIII dhe një ‘viola da gamba’ e bërë në kohët moderne, një kopje e një instrumenti të lashtë.

Vlerë historike kishte ‘klavikorda’ e shek.. të XVIII, pjsë e Koleksionit ‘Laura Alvini’, një koleksion instumentash të lashta me tastierë që i përkisnin pianistite e njohur milaneze, e cila vdiq në janar 2005.

Hajdutët pasi kanë thyer xhamin në një klasë tjetër të konservatorit (salla 25), kanë hyrë në sallën ‘Aula Alvini’ nga dritarja e banjës ngjitur, e cila është gjetur e hapur dhe me xham të thyer. Nga sa ishte konstatuar, alarmi ishte prishur.

 

Fraksion.com