AktualitetTë fundit

Si arritën hajdutët shqiptarë të vidhnin pianon antike në konservatorin e Parmës për ta shitur në Shqipëri

Një piano antike e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore italiane, e vjedhur në 2015 në Konservatorin e Parmës, do t’u dorëzohet sot autoriteteve italiane.

Po çfarë shkruanin mediat italiane për vjedhjen!

Vjedhja ndodhi në Konservatorin ‘Arrido Boito’ në Parma më 5 janar të vitit 2015. Ata që rihapën institutin pas disa ditësh mbyllje, kuptuan se mungonin dy insturmente muzikorë: një klavikordë e çmuar e gjysmës së parë të shekullit XVIII dhe një ‘viola da gamba’ e bërë në kohët moderne, një kopje e një instrumenti të lashtë.

Vlerë historike kishte ‘klavikorda’ e shek.. të XVIII, pjesë e Koleksionit ‘Laura Alvini’, një koleksion instumentash të lashta me tastierë që i përkisnin pianistite e njohur milaneze, e cila vdiq në janar 2005.

Me vullnetin e trashëgimtarëve , instrumentet që Laura Alvini kishte mbledhur, luajtur dhe montuar, i ishin dhënë me hua për përdorim Konservatorit “Arrigo Boito” në vitin 2007, duke i vënë në dispozicion për veprimtaritë mësimore të Konservatorit dhe për koncerte dhe regjistrime të veçanta.

Vjedhja u krye mes natës së 31 dhjetorit dhe 4 janarit, ditë gjatë të cilave Konservatori i Parmës ishte i mbyllur për pushime dhe u zbulua mëngjesin e së hënës së 5 janarit. Hajdutët pasi kanë thyer xhamin në një klasë tjetër të konservatorit (salla 25), kanë hyrë në sallën ‘Aula Alvini’ nga dritarja e banjës ngjitur, e cila është gjetur e hapur dhe me xham të thyer. Nga sa ishte konstatuar, alarmi ishte prishur.

‘Ishte një klavikordë anonime e gjysmës së parë të shekullit të tetëmbëdhjetë, e paprekur, funksionale dhe tashmë e restauruar.’- tha shton Roberto Gini, kurator dhe drejtues shkencor-artistik i Koleksionit Alvini, ndërsa ‘Viola da gamba’ ishte një instrument modern, i ndërtuar nga Daniela Chiaramonti.

Mjetet e tjera të koleksionit në klasën me emrin Laura Alvini nuk u prekën ndoshta kjo sepse ishin më të rëndë dhe ishte e vështirë që të transportoheshin.

 

Fraksion.com