AktualitetPolitikëTë fundit

“Rrugëtim i ri”, Meta del në konferencë shtypi: Indiferenca, aleati më i madh i kleptokracisë

Një ditë pasi mori drejtimin e LSI dhe i ndryshoi emrin, kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta siç edhe njoftoi po zhvillon një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se tashmë nis një rrugëtim i ri dhe se beteja politike është e domosdoshme për fatin e shoqërisë shqiptare.

Po ashtu ai theksoi se korrupsioni është armiku kryesor i vendit, duke shtuar se indiferenca është aleati më i madh i kleptokracisë.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi u dorëhoq nga drejtimi i LSI që mori emrin e ri ‘Partia e Lirisë’. Meta mori detyrën deri në zgjedhjen e kryetarit.

Meta ka theksuar edhe më herët se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit.

 

Fraksion.com