AktualitetNATO/BETë fundit

Ministrat e BE arrijnë “marrëveshje politike” për reduktimin e kërkesës për gaz

Ministrat e BE-së kanë arritur një “marrëveshje politike” për reduktimin e kërkesës për gaz, sipas Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca çeke njoftoi marrëveshjen në një postim në Twitter të martën, duke thënë se “ky nuk ishte një mision i pamundur”.

Ministrat e energjisë të BE-së u takuan të martën në Bruksel për të diskutuar furnizimin me energji në mes të një reduktimi të flukseve të gazit rus.

Kujtojmë se javën e kaluar, Komisioni Evropian paraqiti planin e tij “Kurseni gazin për një dimër të sigurt”, i cili u kërkoi 27 vendeve anëtare të reduktonin kërkesën e tyre për gaz me 15% midis gushtit dhe marsit të vitit të ardhshëm. Ky reduktim bazohet në konsumin mesatar të gazit të vendeve gjatë të njëjtëve muaj gjatë pesë viteve të fundit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com