AktualitetTë fundit

I vihet flaka makina në qendër të Korçës

Një mjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme përkatësisht rreth orës 23:55 në lagjen 17 në Korçë.

Makina ishte në pronësi të Arjan Zengos, ndërsa mjeti ishte i parkuar gjatë natës.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërkohë që ka dyshime se mund të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme pasi mjeti, që ende nuk dihet kujt i përket nuk ishte në lëvizje.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

 

Fraksion.com