Zëvendësoi Zef Mazin pak ditë pas hapjes së negociatave, kush është Majlinda Dhuka, e cila do të kryesojë bisedimet me BE-në
Rama largoi nga detyra diplomatin Zef Mazi, i cili do të pasohet nga Majlinda Dhuka që do të jetë kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit pranë Kryeministrit.
Firma e tij vjen vetëm pak ditë pasi BE-ja hapi negociatat me Shqiërinë dhe nisi diskutimin e 35 kapitujve.
Majlinda Dhuka ka mbajtur postin e drejtoreshës së Departamentit për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë në Kryeministri prej tetorit të 2013.
Ajo është e diplomuar për drejtësi dhe mban titullin “Master” për Studime Europiane.
Çfarë parashikon detyra e re e Majlinda Dhukës?
Kryenegociatori luan njërin prej roleve më të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim. Në cilësi të anëtarit të Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian, Kryenegociatori është përgjegjës për paraqitjen e projekt-qëndrimit negociues për çdo kapitull.
Ai merr pjesë në negociata si në nivel politik, si zëvendës kryetar i Delegacionit Shtetëror, ashtu dhe në nivel teknik si kryetar i Grupit Negociator.
Fraksion.com