AktualitetPolitikëTë fundit

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset, por nuk do e lejojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Ahmetaj në mënyrë që ai të ketë mundësi të largohet nga vendi.

Ai e akuzoi Ahemtajn se është përfshirë në skandalin e inceneratorëve, madje ka qenë iniciatori i nismës për të vjedhur paratë e shqiptarëve.

Madje, Berisha zbuloi atë që e quajti të vërtetë tronditëse, sipas tij arratisjen e ish-ministrit Ahmetaj në vitin 2005 në Rumani.

FJALA E BERISHËS:

Me shkarkimin e Ahmetaj, të cilin e falënderoj për bashke vjedhjen që ka bërë, krimin e mundësisë së tij për t’u arratisur nga Shqipëria. Arben Ahmetaj në vitin 2005 është arratisur disa vite në Rumani ku kërkonte azil politik. Tani ai e largon nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Në këtë rast unë i them Edi Ramës se edhe në ata satelitet që po porosit po shkoi, në çdo mënyrë do të bëhet përgjegjës para shqiptarëve për aferën që ka bërë dhe afera të tjera që ai në asnjë lloj dyshimi është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri. Kryeministri më hajdut i rajonit dhe Evropës. Mund të bësh presion e t’i mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar nuk do mundësh kurrë ta trysnish pa të dhënë ty vendin që ti meriton si një hajdut i papërmbajtshëm.E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetaj. Shko ku të duash dhe prapa diellit, shpëtove njëherë nuk ke ku të shkosh më. Kjo aferë për popullin opozitar është një betejë për jetë a vdekje. Kjo vlen po kaq për Agaxhin, për mashtruesin me shkrim, që deklaron se Autoriteti Kontraktues shpalli, pa shpall asgjë. Vetëm një grusht hajnash mund të bëjnë diçka të tillë. Dhe padyshim Erion Velinë, mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale në këtë aferë, i them bëhu gati se do përballesh me të gjithë forcën e protestës më të fuqishme që ka parë Shqipëria shumë shpejtë. Mund t’i tregosh vendin SPAK-ut ta kërcënosh e trysnish por uraganin e shqiptarëve pritet se po të vjen.

 

 

 

Fraksion.com