AktualitetPolitikëTë fundit

“Rikthehet aktiv në politikë”; Meta: Nuk jam në garë me Berishën as kam qenë me Lulushin

Ish-presidenti Ilir Meta pritet të rikthehet së shpejti në jetën aktive politike. Meta është pyetur edhe nëse do të bashkëpunojë me Berishën.

Ish Presidenti tha sot se do të bashkëpunojë me të gjithë shqiptarët që kërkojnë të mbizotërojë sovraniteti.

Deklaratën ai e bëri gjatë një deklarate për mediat në selinë e LSI-së, një ditë pasi la detyrën e Presidentit.

Do bashkëpunoni me Berishën?

Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm që kërkon të mbizotërojë sovraniteti.

Koka e frontit do të jetë PD, kjo është ftesa e Berishës…

 

Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qenë në garë as me Lulushin. Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohen.
Referendumi është primarja e primareve. I përshëndes edhe primaret që ka sjellë Berisha. Është vënë në pikëpyjete ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi.
Fraksion.com