Meta rimerr kartën e anëtarësimit: S’jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së
Një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta zhvilloi një konferencë për mediat nga selia e LSI.
Ai u shpreh se nuk synon të marrë drejtimin e LSI, duke theksuar se është krenar për këtë forcë politike që ka krijuar.
Njëkohësisht Meta ka rimarrë kartën e anëtarësimit, duke u shprehur: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse e lashë me vullnet të lirë para 5 vitesh për shkak të rrethanave, pas një ngërçi artificial politik. Jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit dhe për tu bashkuar për sovranitetin e Shqipërisë që i përket drejtpërdrejtë popullit. Zvicra s’ka asgjë më shumë se Shqipëria, vendi ynë ka më shumë. Duhet referendum dhe duhet patjetër, është partia e popullit të 2 marsit. Erdha këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI. Edhe sepse jam krenar që në 2004 krijova një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Europian të vendit që mbahej peng nga PS”, tha ai.
Gjithashtu Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ndryshimeve të këtij të fundit në qeveri. Po ashtu ai theksoi se është kryeministri Edi Rama ai që po mban peng integrimin e vendit drejt BE-së.
Meta u shpreh se vendimi për shkarkimin e Zef Mazit tregoi përkushtimin e atyre që e urrejnë rrugën drejt BE, konkurrencën dhe pluralizmin.
“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e lLSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata.
Ne në pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik, i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata, duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet , konkurrencën , pluralizmin median e lirë dhe të pavarur”, tha ai.
Fraksion.com