AktualitetPolitikëTë fundit

Largimi i zef Mazit, Meta: U shkarkua sapo u hapën negociata, treguan se urrejnë meritokracinë

Ilir Meta u shpreh sot se vendimi për shkarkimin e Zef Mazit tregoi përkushtimin e atyre që e urrejnë rrugën drejt BE, konkurrencën dhe pluralizmin.

“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e lLSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS.

Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e  stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata.

Ne në pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik, i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata, duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet , konkurrencën , pluralizmin median e lirë dhe të pavarur”, tha Meta.

 

Fraksion.com