AktualitetPolitikëTë fundit

Kryemadhi jep dorëheqjen: Meta, politikani më i përgjegjshëm! Zbulon lëvizjen e radhës pas lënies së partisë

Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI. Komiteti Organizator i ka dhënë drejtimin Ilir Metës.

Kryemadhi ka zbuluar lëvizjen e radhës pas lënies së partisë. Ajo komunikoi se do rikthehej te të rinjtë.

‘Rikthimi i partisë në atë aspiratë që ajo ka pasur për ato që ka pasur.

Meta? Përveçse është një ndër shtetarët mund të them që është një ndër politikanët, di të them që është politikani më i përgjegjshëm që asnjëherë nuk bën lëvizje të gabuar.

Nuk do ta mendoja bashkëshorti i Monikës por themeluesi i partisë. Rikthimi i tij është shpresë për opozitarizmin. Për të krijuar një hapësirë lirie të menduarit dhe të votuarit. Njerëzit nuk ndjejnë liri. Unë si Monikë ndihem shumë mirë për të punuar me të rinjtë, që më rinon edhe më shumë sepse Monika dikur ishte në një kafaz që mund të ishte i bukur por shumë i vështirë. Rikthimi i Monikës do ta kthejë atë në të lirë. Pengu i vetëm i imi ishte se nuk dëgjova Metën për mandatet.’- tha Kryemadhi

 

Fraksion.com