AktualitetPolitikëTë fundit

“Jam ndjerë më mirë në Presidencë”; Konventa e LSI, Meta: Mezi pres të rikthehem për mandatin e dytë

Ish presidenti Ilir Meta ka mbajtur sot fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj.

Dje sic kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit.

Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”, tha Meta.

 

Fraksion.com