AktualitetPolitikëTë fundit

Ilir Meta bëhet ‘palë’, nxjerr foton: Një horizont i ri plot dritë e shpresë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën ditën sot duke postuar një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

5 vite pasi u largua nga drejtimi i LSI-së për të marrë postin e presidentit të vendit, Ilir Meta pritet të rikthehet sërish sot në jetën aktive politike, duke kryesuar partinë të cilën e drejtonte deri tani bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, ndërsa ish-kryetari Ilir Meta do ta shfrytëzojë konventën për një mesazh mbështetësve të tij.

Konventa e LSI do të jetë politike, dhe jo zgjedhore.

Fjalime do të mbajnë përveç Metës, edhe figurat qendrore të kësaj force politike. Pas saj, pritet që të zhvillohen zgjedhjet që do të ngjisin sërish në krye themeluesin e kësaj force politike.

Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta ka pohuar se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do t’i kthehej politikës fuqishëm.

 

Fraksion.com