“‘Esat Pashët’ e rinj po i ngulin thikën Shqipërisë e Kosovës”; Meta me thirrje për referendum nga LSI: Shpata e Demokelut
Ish-Presidenti Ilir Meta në një dalje për mediat nga selia e LSI, një ditë pasi i dorëzoi detyrën e Kreut të Shtetit, Bajram Begajt ka bërë deklarata të forta politike.
Ai tha se ka ardhur koha për një referendum si ai i vitit 98 nga shqiptarët, për të vënë para përgjegjësisë ata që i cilësojë si “Esat Pashët” e rinj që i nguli thika pas shpine Shqipërisë dhe Kosovës”.
FJALA E METËS:
Duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e pushtetit, që ishte Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Që çdo gjë e kishte mire programuar me Edi Ramën. Jam këtu për t’i falënderuar mbështetësit e LSI për të gjithë angazhimet e tyre të mëparshme. Kemi një ndryshim të rrethanave historike nga momenti që u krijua LSI. Dhe nuk është tani një forcat politike që mund të ndryshojë fatet e vendit, siç ishte momenti i krijimit të LSI kur zgjidhte ngërçin dhe krizat politike nga dy partitë e mëdha.
Ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 Marsit të nisi rrugën e tij. Të shumëfishohet çdo ditë dhe shumë shpejt të fitojë referendumin që si e vetmja rrugë të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jo vetëm atë. Jam plotësisht i bindur se referendumi i ka munguar popullit të Shqipërisë prej vitit 1998 dhe referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata janë.
Fraksion.com