AktualitetPolitikëTë fundit

“Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund”; Balla: Depozitova sot në SPAK prova të reja të Privatizimit të kompleksit Partizani

PS pritet të depozitojë sot në SPAK prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.

Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

Postimi i plotë:

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!

Fraksion.com