Berisha nuk kursehet me akuzat: Balluku shpenzon në luksin e zyrës së saj 200 mijë euro
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër zëvendëskryeministres së re, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Balluku ka shpenzuar 200 mijë euro për luksin në zyrë.
“Ajo shpenzon në luksin e zyrë së saj 200 mijë euro. Po kjo është vetëm kafeja e Belinda Ballukut.
Në ministrinë e saj dhe ndërmarrjet që varen prej saj, i dëgjuat kërcënimet energjetike të Edi Ramës.
Qytetarët duhet ta dijnë se kanë bërë 60 shitje e blerje ditore, njësoj si zarfat për pensionistët e djegësave, edhe këta me tendera ditorë kanë bërë blerje 2 apo 3-fish më shumë se bursa. Vetëm që të ndajnë para me njëri-tjetrin. Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss Hajnia në zëvendësimin e tij.”, tha Berisha.
Fraksion.com