AktualitetPolitikëTë fundit

OSBE uron presidentin Begaj: Presim me kënaqësi një bashkëpunim të ngushtë

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka uruar Bajram Begajn i cili nis sot mandatin si President i Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, OSBE theksonte ky institucion është i ngarkuar me përgjegjësinë madhore të përfaqësimit të unitetit të popullit.

OSBE thekson se pret me kënaqësi një bashkëpunim të ngushtë e domethënës.

Gjithashtu Prezenca e OSBE-së përshëndet Presidentin në largim Ilir Meta dhe ekpin e tij dhe u urojë gjithë të mirat në të ardhmen.

“Urimet më të mira Bajram Begaj, i cili nis sot mandatin si President i Shqipërisë, institucionit të ngarkuar me përgjegjësinë madhore të përfaqësimit të unitetit të popullit.  OSBE pret me kënaqësi një bashkëpunim të ngushtë e domethënës. Përshëndesim Presidentin në largim Ilir Meta dhe ekipin e tij dhe u urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruan OSBE në twitter.

 

Fraksion.com