Michel uron Begajn: Mezi presim të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka uruar sot Bajram Begajn i cili pasditen e sotme merr zyrtarisht detyrën si President i Republikës.
Në një postim në Twitter, Michel shkruan se me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhënie BE-Shqipëri.
“Urime për Bajram Begaj për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, thekson Presidenti i Këshillit Europian.
Fraksion.com