Meta pret në Presidencë pasardhësin e tij, pak minuta para lënies së detyrës
Ilir Meta ka pritur në Presidencë kreun e shtetit Bajram Begaj. Në fotot e siguruara nga “LSA”, shihet momenti kur Meta takohet me Begajn, pak minuta para se të dorëzojë zyrtarisht detyrën.
Garda e Republikës ndërkohë ka vendosur një detektor metalesh ku po zhvillohet kontrolli fizik i të gjithë personave që do jenë pjesë në ceremoni.
Aty ndodhen gjithashtu Banda Frymore e Ushtrisë, trupa ushtarake të Marinës dhe reparteve të tjera të Forcave të Armatosura.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës do të zhvillohet në 19:30, ndërsa Ilir Meta ndodhet aktualisht në Presidencë duke pritur mbërritjen e Begajt, për të lënë kështu pas 5 vitesh detyrën shtetërore të Presidentit të Republikës.
Fraksion.com