AktualitetPolitikëTë fundit

Borrell-Presidentit Begaj: Të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE

Zëvendës Presidenti i BE-së, Përfaqësuesi i Lartë, Joseph Borrell uroi sot Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

“Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë”, shkroi Borrell në një postim në rrjetet sociale.

“Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së”, theksoi Borrell.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi së bashku më të fortë”, u shpreh Borrell.

 

Fraksion.com