AktualitetTë fundit

Samiti i muxhahedinëve në Manëz, paralajmëron Ambasada e SHBA: Jemi në dijeni të një kërcënim serioz!

Ambasada e SHBA ka publikuar një njoftim, ku sqaron është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë.

Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediat lokale, të mbajnë profil të ulët (të mos bëjnë postime në rrjete sociale) dhe të jenë të vetëdijshëm për çfarë i rrethon.

Samiti do të mbahet në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022 në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri.

Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Njoftimi nga SHBA:

Sinjalizim i sigurisë – Kërcënimi që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë

Vendndodhja:   Pranë Durrësit, Shqipëri

Data:   23-24 korrik 2022

Ngjarja:  Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Veprimet për të ndërmarrë:

  • Qytetarëve të SHBA-ve u kërkohet të shmangin këtë ngjarje
  • Monitoroni mediat lokale
  • Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
  • Mbani një profil të ulët

Ndihma:

Ambasada e SHBA Tiranë, Shqipëri

+(355) (0)4224-7285

+(355) (0)4224-7285 (pas orarit)

ACSTirana@state.gov

https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/

Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore

888-407-4747 ose 202-501-4444

Security Alert – Threat Targeting the Free Iran World Summit

 

 

Fraksion.com