AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, barrë për secilën që ka funksion publik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot sot një takim pune me kryebashkiakët e vendit.

Rama u shpreh në fjalën e tij se, “sot dhe nesër jemi këtu në Pogradec për të zhvilluar një ballafaqim të gjatë, me të gjithë kryetarët e bashkive, mbi bilancet e qeverisjes vendore deri tani kur mbyllet sezoni i parafundit politik i mandatit dhe hapet pas pak javësh sezoni i fundit politik përpara sesa të zhvillohen zgjedhjet vendore, të cilat kanë një rëndësi. Gjithmonë kanë rëndësi, por në vitin që vjen kanë një rëndësi të posaçme, për një sërë arsyesh.

“Shqipëria sot nuk ishte ajo që ishte përpara deri disa ditësh. Shqipëria sot është një vend që ka çelur negociatat me BE-në dhe që politikisht është ngritur në një nivel tjetër në marrëdhëniet me botën, në marrëdhëniet me Evropën, në marrëdhëniet me vetë rajonin, por që duhet të ngrihet në një nivel tjetër dhe në raport me vetveten. Dhe kjo e fundit është e para në fakt dhe është kryesorja”, tha Rama.

“Negociata nuk janë një shëtitje në lëndinë, janë një e përpjetë shumë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme, me kërkesa shumë strikte dhe shumë të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin dhe për secilën që ka një funksion publik, qoftë si i zgjedhur apo e zgjedhur, qoftë si i besuar apo e besuar në të gjithë piramidën e administratës shtetërore dhe patjetër dhe për vetë shoqërinë, për vetë komunitetit. Dhe kur flasim për komunitete flasim për qeverisje vendore. Dhe kur flasim për qeverisje vendore flasim për bashkitë dhe njësitë administrative. Dhe kur flasim për bashkitë dhe njësitë administrative flasim për PS-në, sepse jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin. Dhe e vërteta është që qeverisja jonë në të gjithë territorin nuk është uniforme në aspektin e cilësisë është e larmishme do thoja. Kemi bashki që janë shembullore. Kemi bashki që janë të mira, kemi dhe disa bashki që janë problematika. Dhe të qenit bashki problematike për PS do të thotë të qenit e PS problematike për qytetarët”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com