“Ngopja apo mbingopja me pushtetin është e atyre që harrojnë”; Rama sulmon Lelin nga Pogradeci: Fle gjumë, Vlora duhet të ishte xixë!
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Pogradecit. Rama përgëzoi për punën disa prej bashkive ndërsa kritikoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, i cili cipas tij fle gjumë. Rama veçoi nga ana tjetër kryetarin e bashkisë të Shijakut, Elton Arabna që sipas tij është bashkia më shembullore dhe ja kalon Durrësit dhe Tiranës.
‘Kemi bashki që janë shembullore, kemi bashki që janë të mira kemi dhe bashki problematike. Kemi të gjithë kohën në dispozicion për t’i adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Ne kemi shembuj për të qenë krenar, krenari që PS drejton Lezhën, është kënasqësi po të shohësh pastrinë e plazhve. Të tillë shembuj qoftë për pastrimin qoftë për të tjera fusha ne kemi kudo në gjithë Shqipërinë, deri në bashki të vogla. Që nga Cërriku, që është një bashki me halle, me probleme, për shkak të pozicioni gjeografik të lënë pas dore.
Ngopja apo mbi ngopja me pushtetin është e atyre që harrojnë kush i ka çuar atje dhe për çfarë. Kjo ndodh në Belsh. Flas për dy bashki në Elbasan që nuk kanë pasur ndonjë avantazh.
Ndërkohë që kemi bashki si Vlora kemi një kryebashkiak që fle gjumë. Një vend me potenciale të mëdha… Të qenit xix mëngjes drek, darkë. Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha siç është Pogradeci.
Bashkia më shembullore përfshirë edhe Tiranën, është Shijaku. Kanë ça të mësojnë nga bashkia e Shijakut. Tirana dhe Durrësi kanë kohë për të nxjerrë nga kapacitetet e tyre të natyrshme. Janë çështjes vullneti dhe durimi. Shqiptarët kanë qenë të varfër, por nuk kanë qenë pisanjos. Tani kjo situatë flet shumë jo për çfarë u bë, por sa gjynah se ka akoma zona dhe pjesë ku ka pisllëk.”. tha Rama.
Fraksion.com