“Berisha u shpall non-grata nga Britania e Madhe”, reagon kryeministri Rama
Pas publikimit të lajmin se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte shpallur non-grata nga Britania e Madhe, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama.
Mes ironisë, Rama nuk ka dashur të komentojë më gjatë, ndërsa publikoi kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titullin ‘Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë’.
NO COMMENT🤫 pic.twitter.com/MjQisr5D0T
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022
Ishte vetë kryetari i PD-së, Sali Berisha ai që ndau me publikun lajmin gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me gazetarët. Ai tha se grupe të caktuara kanë sponsorizuar sërish që të merrej ky vendim nga Britania e Madhe, ashtu siç ndodhi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fraksion.com