Transformim i FA-ve: Peleshi, takim me zv/presidentin e gjigantit “Lockheed Martin”
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar zhvilloi një takim me Jonathan Hoyle, zv/president i gjigantit “Lockheed Martin”.
Peleshi u shpreh se, “Lockheed Martin” po asiston vendin tonë për ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit të hapësirës ajrore dhe detare.
“Transformimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosura në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Ministri theksoi se, në takim u diskutua për projektet e përbashkëta, për pajisjen e FA me sistemin kundërtank “Javelin” si dhe rinovimin e flotës tonë ajrore me helikopterë “Black Hawk”, të pajisur me sistem të posaçëm për fikjen e zjarreve.
Fraksion.com