AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku, ministres së turizmit: Vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur!

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka thirrur një interpelancë më ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaron.

Tabaku e ka nisur fjalën e saj në foltoren e Kuvendit duke i hedhur akuza qeverisë se sa i përket ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të lumit të Vjosës.

Tabaku thotë se është prekur lumi i Vjosës dhe se qeveria ka shkelur ligji. Kumbaro nga ana tjetër i ka thënë se PD kur ka qenë në pushtet nuk ka pasur  asnjë zhvillim ndaj PS votohet për herë të tretë.

Tabaku: E dashur Mirela asnjë hall s’kam pasur me asnjë kontratë  koncensionare. Po pyetjes a jeni gati për t ë ndërtuar një aferë korruptive nuk iu përgjigje. Vetë e përmende vetë e the që do të ndodhë një ndërtim në zonën  e mbrojtur. unë mendoj se hallet duhet t’iu diskutosh me dikë tjetër jo me mua. Pas dështimit të dy tenderave ndërkombëtar, ky proces rezulton me një vendim numër 10, këshilli kombëtar i territorit për miratimit të zonave të mbrojtura. dhe rezulton se është prekur lumi i Vjosës por nuk thatë sesi mund të preket  një zonë e mbrojtur duke e thënë që është e mbrojtur. Në rastin konkret dhe leja e zhvillimit është dhënë para kësaj deklarate, nuk ka leje ndërtimi. Shumë halle kjo qeveri. Vë re që qeveria ka pasur qëllim ta shkeli ligjin. Një ministre mjedisi që vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur i cili sipas saj është i vetmi i egër në Evropë.

Kumbaro: Unë di të them që kur keni qene ju në pushtet nuk i keni bërë këto zhvillime. Prandaj votohemi për të tretën herë dhe këtë se vendosni ju. Sa i përket akuzës sikur kemi bërë  sa kemi shtuar me lejoni t’iu tregoj në foto të dyfishuar, ashtu si parkun e Llogorasë. Mund tua jap edhe dhuratë këto fotografi, mirë është të bëjmë dhe cik dhurata për  të mësuar për gjeografinë. Sa për akuzat për korrupsion keni vend ku i çoni unë atyre nuk i jap përgjigje sepse janë të pabaza.

 

Fraksion.com