Sulmi kibernetik, Rama: Dyshohet për dy shtete, agresion i organizuar
Sulmi kibernetik i cili prej disa ditësh nxori jashtë funksionit platformat qeveritare nuk është sulm nga hakerat, por i organizuar nga një tjetër shtet.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një agresion kriminal i organizuar, ku dyshohen dy shtete, por nuk përmendi emra.
“Kemi punuar ose më saktë skuadra e AKSHI ka punuar natë dhe ditë, ditë dhe natë. Do të kemi një konferencë të përbashkët kur gjithçka të ketë përfunduar dhe skuadra nga SHBA të mos ketë më nevoje të qëndrojë në tryezë.
Së pari sulmi nuk është një sulm nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet.
Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej dy shteteve të dyshuara, kjo është pjesa më delikate. Roli i disa burimeve të informacionit ka qenë destruktiv dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit.
Kemi qenë në një luftë me agresor që bombardonte nga të gjitha anët rrjetet tona në hapësirën virtuale. Nuk mund të marrim përgojoj dy shtete. Ky sulm i fortë ka treguar forcën e sistemit tonë, është gjithçka që ndodh. Brenda kësaj fundjave do të risistemohet pas bombardimit”, tha Rama.
Fraksion.com