AktualitetPolitikëTë fundit

“Sot është dita e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e UÇK”, Idrizi: Historia është e mbushur plot me të drejta të përmbysura

Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) i bërë thirrje deputetëve të opozitës që të miratojnë sot projektrezolutën kundër raportit të Dick Marty.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Idrizi tha se, “sot është dita e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e UÇK”.

“Historia është e mbushur plot me të drejta të përmbysura. Xhelatët tentojnë të fajësohen me viktimat. Madje janë ndërruar rolet. Siç është me rastin e Dick Marty”, u shpreh Idrizi.

“I përkas shqiptarëve të Çamërisë, viktimë e Luftës së Dytë Botërore, vijoi ai, teksa theksoi se, e vërteta mbi shqiptarët e Çamërisë, asnjëherë nuk është mësuar nga bota”.

Idrizi tha se, në atë kalvar biblik kam pasur babain dhe gjyshin tim, që se panë më vendin ku kishin lindur.

“Sot shqiptarët paraqiten si xhelatë. Për të plotësuar mungesën e shqiptarëve këtu, popullsia shqiptare ka çuar një peticion. Ndaj i kërkoj kësaj salle që të hedhë poshtë projektin e kësaj rezolute. Se di se sa do të ndikojë kjo rezolutë e sotmja e parlamentit. Por pa asnjë mëdyshje është akti i duhur për të vënë në vend dinjitetin e këtij parlamenti, për të bërë sot atë që s’e bëmë 9 vite më parë” deklaroi Idrizi.

“Të nderuar deputetë, unë i ndoqa edhe diskutimet, do ju ftoja që të kuptojmë se sot është dita që të ulim eshtrat kundër njëri-tjetrit. Sot është dita e Thaçit, Kadri Veselit, e UÇK”, tha Idrizi.

 

Fraksion.com