Rezoluta për raportin e Dick Marty, Rama: Të vëmë në vend nderin e këtij kombi
Kryeministri Rama tha se me rezolutën për raportin e Dick Marty mazhoranca kërkon të vendosë në vend nderin e një kombi dhe të një luftë çlirimtare.
“Jemi përpara faktit që qysh prej vitit 2011, Asambleja Parlamentare e KiE, me votën pro të PD dhe me votën kundër të PS-së dhe deputetit Shpëtim Idrizi, ka miratuar këtë raport monstruoz, dhe sot fakti është që asnjë nga hetimet ndërkombëtare nuk kanë gjetur asnjë fakt dhe asnjë provë që të vërtetojë asnjë nga akuzat dhe pretendimet e ngritura nga zotëria në fjalë.
Kjo nismë që ne do ta çojmë deri në Strasburg nuk ka asnjë qëllim të interferojë me procesin që bëhet në Hagë. Kjo nismë është në bazë të këtij raporti Hashim Thaçi atëherë miratoi krijimin e dhomave special të Gjykatës së Kosovës. Ndërkohë që asnjë provë nuk u gjet. As zyra e prokurorit të specializuar që u krijua prej raportit të Dick Marty-it në asnjë prej akuzave nuk përmend asnjë rast që lidhe me trafikun e organeve njerëzore. PO flasim për akuzat e raportit që i dha jetë dhomave të specializuara. Të vëmë në vend nderin e këtij kombi. Se nuk mundet kurrë që ne ta pranojmë që ky komb i jep jetë një lëvizje që na qenka grup terrorist që na bëka trafik të organeve njerëzore”, tha Rama.
Fraksion.com