Raketat ruse godasin Mykolaiv gjatë natës
Shtatë raketa goditën infrastrukturën kritike në qytetin jugor të Mykolaiv gjatë natës, sipas kryebashkiakut të qytetit.
“Sot në orën 3 të mëngjesit (me orën lokale) ishte bombardim kaotik i qytetit,” tha Oleksandr Sienkevych.
“Nuk mund të mendoj ndonjë shpjegim për këtë bombardim, pasi asnjë nga objektet apo magazinat ushtarake nuk u godit. Infrastruktura kritike dhe objektet në afërsi të civilëve u goditën. Fatmirësisht, nuk ka viktima.”
Shtatë raketa S-300 ishin gjuajtur në qytetin jugor të Ukrainës, shtoi ai.
Sienkevych tha se granatimet prej muajsh kanë shkatërruar rreth 540 blloqe apartamentesh shumëkatëshe, “duke përfshirë gjashtë të cilat janë të pamundura për t’u restauruar”. Rreth 680 shtëpi private janë dëmtuar dhe 121 njerëz janë vrarë në qytet.
Mykolaiv shtrihet afër vijës së frontit që ndan trupat ukrainase dhe ruse përgjatë kufirit rajonal me Kherson.
Nga 480,000 banorë të Mykolaiv para luftës, vetëm rreth 230,000 kanë mbetur në qytet, sipas Sienkevych.
“Unë rekomandoj banorët e Mykolaiv të largohen nga qyteti, pasi qyteti po bombardohet vazhdimisht,” tha ai.
Dy nga raketat goditën dhe shkatërruan një magazinë plot me ndihma humanitare, tha Vitalii Kim, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Mykolaiv.
Kujtojmë se luftimet janë intensifikuar në Ukrainën jugore pasi armët e furnizuara së fundmi nga SHBA kanë forcuar aftësinë ushtarake të vendit për të goditur objektivat ruse, duke shkaktuar probleme të reja për Moskën.
Në fillim të këtij muaji, pati shpërthime të mëdha në disa zona të pushtuara në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson. Provat e disponueshme, nga imazhet satelitore dhe analistët perëndimorë, janë se shënjestrimi ka qenë shumë efektiv.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ndërsa Perëndimi vazhdon të furnizojë Ukrainën me më shumë armatime me rreze të gjatë, duke përfshirë Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS), objektivat gjeografike të Kremlinit në Ukrainë do të shtrihen përtej rajonit lindor të Donbasit në jug të vendit.
Fraksion.com