“Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, ti shisje ikonat e vjedhura”, Nikolla i mbylli mikrofonin, zbardhet replika e Berishës për Ramën që nuk u dëgjua nga mediat
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar fjalën dhe ka zënë foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, por kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i mbyll mikrofonin.
“Kur ky hallaci 2 metra I gjatë shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak. Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj. Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, mbahej me ikonat e vjedhura, në sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni pyesni Fatos Nanon. Kur ky dymetroshi është siç është, mund ti them shumë fjalë, por nuk dua, I them vetëm kaq: kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikonat e vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris. Po, po. Kur Partia Demokratike shpallte moton “një komb një qëndrim” dhe mbështeste UÇK, ti shisje ikona të vjedhura o mjeran. Edhe çdo kurorë po more, përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës.
Edi Rama: Je i vetmi hajdut i certifikuar.
Lindita Nikolla: Fjalën e ka zoti Mediu./BW
Fraksion.com