Berisha bën deklaratën e fortë në Kuvend: Ja pse u arrestua Hashim Thaçi, Rama e futi në spiralen e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se Hashim Thaçi u arrestua për shkak se u fut në spiralen e ndryshimit të kufijve të Ballkanit.
Teksa diskutohej pr.rezoluta për të deklaruara si të pabazuara pretendimet e Dick Marty për trafik organesh në Kosovë dhe Shqipëri, Berisha deklaroi se Rama i sugjeroi Thaçit të takonte Putinin.
Berisha: Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, Rama shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thacit duhet tu them të vërtetën: në procesin e arrestimit të tij qëndron një trinom Kremlin- Beograd- Tiranë. Ky e mori e futi Thacin në spirtalet e ndryshimit të kufijve në Bakllkan, i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin.
Ky me Ymerët dhe Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Rama futi udhëheqjen e politikës së Kosovës në një spirale që ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjitha të vërtetat e hetimeve dhe raportit të Dick Marty. Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën e asgjësimit të gjykatës ndërkombëtare që tregonte indirect se po përpiqen të fshehin fajësitë që nuk ekzistonin.
E di që në çdo variant del thjesht një argat dhe vasal i Aleksandar Vuçic. Sepse e di që në çdo samit është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, përkundrazi për planet e Vuçiç, përpiqet në çdo samit t’i bëj retushin. Këto janë një aspekt. Aspekti tjetër është 7 korriku. Kurrë s’e keni parë në këtë platformë të shpërfytyruar siç ndodhi kësaj here. Qëndrimi ynë është pa diskutim ai që ka qenë gjithmonë. Unë e kam shprehur dhe do ta shpreh jo këtu, në OKB, në PE, në Këshillin e Europës./bw
Fraksion.com