AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Biden ndërmerr hapa mbi energjinë që prodhohet nga era

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli të mërkurën disa hapa të rinj të administratës së tij për trajtimin e çështjeve të klimës gjatë një vizite në shtetin Masaçusets, të cilat nuk parashikojnë shpalljen e situatës së emergjencën në nivel federal, diçka që ishte kërkuar nga një numër i madh përfaqësuesish të Partisë Demokrate.

Ndryshimet klimatike përbëjnë realisht një kërcënim ekzistencial për vendin tonë dhe për botën“, tha zoti Biden.

Ai shtoi se kërcënimet e paraqitura nga ndryshimet klimatike përbëjnë një situatë të vërtetë emergjence, por ai nuk e mori zyrtarisht një vendim të tillë.

Kjo është një emergjencë dhe unë do ta trajtoj në këtë mënyrë”, tha Presidenti Biden.

Ligjvënësit demokratë dhe grupet që trajtojnë çështje të mjedisit kanë bërë thirrje që Shtëpia e Bardhë të marrë masa agresive ndaj ndryshimeve klimatike pasi senatori konservator demokrat Joe Manchin tha javën e kaluar se nuk është gati të mbështeste disa nga pikat kryesore të një projektligji mbi klimës në Kongres, gjë që pritet të krijojë një problem të madh për demokratët në Senat në kushtet kur si demokratët ashtu edhe republikanët kanë nga 50 senatorë secili.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Klimën, Gina McCarthy u tha gazetarëve se veprimet e reja ekzekutive të zotit Biden përfshijnë financimin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave për të ndihmuar shtetet që të ndërtojnë qendra ftohjeje për të trajtuar të nxehtin e madh si dhe ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike. Bëhet fjalë për një financim prej 2.3 miliardë dollarësh për agjencinë më i madhi ndonjëherë miratuar për këtë insitucion tha Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se fondet e reja mund të përdoren për zgjerimin e kontrollit mbi përmbytjet, forcim të shërbimet komunale, rinovimin e ndërtesave dhe të ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta të paguajnë kostot e enegjisë.

Zoti Biden shpalli gjithashtu planet e reja për industrinë vendase të erës në det të hapur. Zonja McCarthy tha se Presidenti Biden do të parashtrojë më shumë veprime ekzekutive për klimën në javët e ardhshme.

 

Fraksion.com