AktualitetBota+Të fundit

Franca duhet “të investojë më shumë në luftimin e zjarreve”

Franca duhet të investojë më shumë para për të luftuar zjarret e egra, tha të mërkurën ministri i Agrikulturës, Marc Fresneau, teksa presidenti Emmanuel Macron pritet të vizitojë rajonin Zhironde, që është goditur më së keqi nga zjarret.

“Ne duhet të shkojmë më tutje”, tha Fesneau për Televizionin France 2.

Fesneau tha se Qeveria veçse ka ndarë 850 milionë euro për të përmirësuar flotën e avionëve për shuarjen e zjarreve dhe 1 miliard euro për rimbjellen e pemëve.

“Ne duhet të përballemi me një situatë mjaft të jashtëzakonshme. Po flasim për më shumë se 20.000 hektarë të prekura nga zjarret në Zhironde, 1.500 në Finistere dhe 1.500 në Bush du Ron”, shtoi Fesneau, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga zjarret e fundit në jug të Francës.

Që nga 12 korriku, zjarrfikësit në jugperëndim të Francës po përballen me zjarre të egra.

Vala e të nxehtit ka kapluar Evropën, teksa në Britani të martën u shënuan për herë të parë temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Gjermania të martën po ashtu regjistroi ditën më të nxehtë të vitit, përkatësisht temperaturat arritën 39.5 gradë Celsius.

Valët e të nxehtit janë bërë më të zakonshme, më intensive dhe po zgjasin më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka paralajmëruar se më e keqja ende nuk ka ardhur.

“Në të ardhmen, këto valë të të nxehtit do të jenë normale dhe ne do të shohim temperatura më ekstreme”, tha shefi i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Peterri Taalas./rel

 

Fraksion.com