AktualitetLife StyleTë fundit

“Epo socialistët kanë makina o Beni….”, Tosi i Dardhës i tregon gjithçka gazetarit Blushi

Gazetari Ben Blushi ka ndarë një tjetër histori me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka publikuar bisedën me Tosin nga Dardha e Korçës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, korçari ka treguar peripecitë e jetës, nga djegia e banesës, te divorci me gruan.

TOSI I DARDHËS

E mo Tosi,
Mirë Beni,
Si është Dardha?
Fresk Beni,
Do bëjmë ca muhabet?
Mirë o Beni,
Çfarë lexon te ky muri Tosi?
Kujdes makinën, Beni
Lexoje këtë fjalën këtu
S,
Po tjetër?
E,
Shumë mirë, tjetër
M,
Bravo Tosi jepi,
U,
Vazhdo,
R,
Edhe pak Tosi,
T,
Tani bashkoje,
Socialist
Po pse socialist?
Epo socialistët kanë makina o Beni,
Mirë o Tosi,
Eee o Beni,
Do martohesh apo jo Tosi?
Si të martohem o Beni, s’kam shtëpi

Po pse s’ke shtëpi?
Ma dogji djali, o Beni
Si e dogji?
Kur ishte 5 vjeç hodhi thëngjinj mbi tavolinë
Mirë është tani djali?
Ja ashtu, si unë
Kush e mban?
E mban gruaja
Po ti me gruan nuk rrini bashkë?
Unë shyqyr që u ndava, o Beni
Po pse u ndave?
Donte të më helmonte, Beni
Po si u ndave?
Shkova në gjykatë o Beni
Kush fitoi?
Unë fitova, Beni
Çfarë vendosi gjyqi?
Ajo donte para, unë shkova në gjyq i mbuluar me bajga
Të pranuan?
Gjykatësi tha ku ka para ky merret me bagëti
Dhe fitove?
Nuk i dhashë asnjë lek gruas
Do martohesh prapë Tosi?
Eee kam qejf, Beni
Mos të helmojë prapë Tosi?
Edhe unë do shkoj në gjyq do fitoj prapë
Je i zgjuar Tosi,
Më thuaj një gjë, o Beni
Çfarë të them Tosi?
Çdo të thotë ajo fjala që lexuam te muri?
Sëmurë Tosi,
Epo kushedi për kë e kanë unë s’jam i sëmurë, o Beni

 

Fraksion.com