AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqipëria e të gjithëve”; Rama: Sot ulemi në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për nisjen e negociatave

Ditën e sotme mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u shpreh se, “sot Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”.

“Mirëmëngjes me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com