AktualitetPolitikëTë fundit

Rama dhe Kovaçevski priten në Bruksel nga Von der Leyen

/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbajnë sot në Bruksel Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruskel për ku së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevski, u pritën nga Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u shpreh se, “sot Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin”.

 

Fraksion.com