Presidenti Biden përshëndet hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti hapjen e bisedimeve nga ana e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ato janë të rëndësishme për të çuar përpara integrimin të Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.
“Në një kohë kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion”, shprehet ai në një deklaratë.
Presidenti Biden thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa këto vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.
“Hapat që BE-ja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për rritje përkushtimin për përkushtimin të tyre”, përfundon deklarata e Shtëpisë së Bardhë./VOA
Fraksion.com