AktualitetTë fundit

Përplasi fëmijën kur po notonte në breg të detit në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari. Sekuestrohet skafi

Vetëm një ditë pasi përplasi një fëmijë të mitur 7 vjeç, teksa po notonte në breg të detit në plazhin e Jonufrës, policia ka arrestuar 40-vjeçarin A.K, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

40-vjeçari u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com