“Nëpunësi i Presidencës në aktivitete të paligjshme”; Blushi: Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët
Këshilltari për Mediet dhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi deklaroi sot se nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një “fake news” që prej disa javësh, sipas tij, riqarkullohet në media.
Në një reagim për mediet Blushi theksoi se kjo është një mungesë e theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një “fake news” që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit””, nëvizon Blushi.
Blushi shprehet se “sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë”.
“Për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.