Mazi: Shqipëria është gati, sot po ngremë tullën e parë të themelit
Kryenegociatori për integrimin e Shqipërisë në BE, ambasadori Zef Mazi theksoi se “sot ne po ngremë tullën e parë të themelit që do të jetë një maratonë e gjatë anëtarësimi”.
Në fjalën e tij në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, BE, pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Mazi tha se “ky proces do të jetë i gjatë, i komplikuar, i vështirë dhe rruga përpara nesh do të jetë e tapëpjetë. Ndaj duhet të jetë diçka motivuese për ne që ne të punojmë fort, nuk është e lehtë dhe nuk është e thënë. Ndaj potenciali i Bashkimit Evropian për vazhdimin e projekteve evropiane është i madh. Fati i çështjeve evropiane ka të bëjë jashtëzakonisht shumë me vendin tim. Çfarë ndodh në Evropë, ka jashtëzakonisht shumë rëndësi. Shanset janë me rrezikshmëri të lartë dhe ne do të kemi një përqasje strategjike, qoftë edhe për zgjerimin ashtu siç ju e demonstruat vetë sot”.
“Në bazë të këtyre rrethanave duke përfshirë që edhe dikush nuk e ka të gjithë tortën dhe që mund ta hajë vetë në këtë konferencë të sotme me BE-në. Nga sot e tutje për ne, premtimet e pambajtura i përkasin të kaluarës, ky kapitull është i mbyllur. Sot nisi procesi i integrimit ndaj ju falënderoj. Një nga figurat më të mëdha evropiane Zhane Monet thoshte që arkitektura evropiane mund të ndërtohet më së miri tullë pas tulle”, tha Mazi.
“Për ata si unë që kanë shpenzuar gjysmën e jetës në vendet e BE ne duam që BE të jetë e fortë e më e zhvilluar. Do jetë një arritje për BE kur të gjitha vendet ballkanike në një farë pike, jo larg prej këtu të mund të jenë si anëtare të plota ndaj dhe BE do të bëhet një influencë më e madhe në sferën globale. Ju po e tregoni sot që mund të merrni vendime të rëndësishme dhe të shikoni tej horizontit, ndaj dua t’ju falënderoj”, nënvizoi Mazi.
Më tej Mazi tha se “në 30 vitet e fundit Shqipëria ka treguar rritje në procesin integrues. Kjo ka qenë aspirata më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka shërbyer si shtyllë kurrizore në strategjinë e vendit. Shqipëria mori pjesë në këtë takim që prej vitit 2018-2019 dhe kjo na ka lejuar që ne të kemi në qasje analitike dhe që prej kësaj kohe, siç e tha edhe Kryeministri, kanë bërë pikërisht analiza të boshllëqeve administrative, ligjore dhe duke bërë koordinimin qeveria shqiptare ka bërë një konceptim të ri të strukturave për integrimin evropian”, theksoi Mazi.
E dimë që këto bisedime, shtoi ai, do të zgjaten pak dhe kjo do të mbështet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të jemi në gjendje të dorëzojmë një punë të mirë të këtyre bisedimeve mbi atë që nis pas shtatorit.
“Ajo që na pret është shumë kërkuese. Skuadra jonë e përbërë nga 30 negociatorë që do të përmbajnë 33 kapitujt. E dimë që shumë nga ligjet evropiane do të jenë në nivel lokal ndaj pushteti lokal është në tavolinën e bisedimeve. Tavolinat e harmonizimit së bashku me të gjitha njësitë janë në proces të përgatitjeve dhe ne e dimë ku qëndron legjislacioni kombëtar”, tha Mazi.
Mazi tha se “përpjekjet për zgjerim janë vonuar 3 vite, nuk ka qenë e lehtë, por sot jemi shumë të lumtur. Kjo periudhë nuk ka qenë e humbur për ne, ka qenë edhe me përfitime edhe avantazhe sepse jemi përgatitur më mirë. Në përfundim më lejoni të ritheksoj vlerësimin e lartë për ju. Keni qenë mbështetës të palëkundur për vendin tim zoti Varhelyi. Besoj se të dy ne do të kemi një bashkëpunim të frytshëm. Shqipëria është gati dhe jemi të gatshëm të punojmë”, tha Mazi.
Fraksion.com