AktualitetBota+Të fundit

Google Maps prezanton opsion të ri që ndihmon kursimin e karburantit

Vitin e kaluar, Google filloi të ofrojë mënyra alternative të navigacionit të automjeteve, ku në vend të udhëtimit më të shkurtër, ofron rrugë më efikase për konsumin e karburantit dhe mjedisin.

Problemi është, se automjete të ndryshme konsumojnë karburant në mënyrë të ndryshme. Ndërsa motorët me benzinë zënë pjesën më të madhe të flotës amerikane të automjeteve, gjithnjë e më shumë motorë hibridë, elektrikë dhe motorë me naftë kanë filluar të shfaqen në rrugë.

Versioni më i fundit beta i Google Maps përpiqet ta zgjidhë këtë problem duke futur një meny, në të cilën përdoruesi zgjedh motorin e automjetit të tij dhe ‘optimizon’ rrugën për konsum minimal.

Portali 9to5Google thekson se zgjedhja e motorit do të jetë në kërkesën e navigacionit, si dhe në cilësimet e aplikacionit.

Opsionet e reja do të bëhen të disponueshme gjatë javëve të ardhshme.

 

Fraksion.com