“Fjalimi 19 minuta në Bruksel”, vëzhgimi i BW: Rama nuk përmend asnjëherë opozitën. Flet vetëm për shoqërinë civile dhe mediat
Megjithatë pati një minutazh të gjatë për të folur, kreu i qeverisë preku në fjalimin e tij gjithçka, që nga lufta në Ukrainë, sulmi kibernetik nga një vend armiqësor, reforma në drejtësi, madje edhe bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe lirinë e medias.
Por një term që Rama nuk e përmendi në asnjë moment ishte opozita. Pakica nuk ishte pjesë e fjalimit të kreut të qeverisë por as edhe pjesë e delegacionit zyrtar që e shoqëroi në Bruksel.
“Ne jo vetëm që do të vazhdojmë të raportojmë periodikisht për negociatat në Parlament dhe Këshillin kombëtar për Integrimin Europian, por do të gjejmë mënyra me ndihmën tuaj për të rritur cilësinë e këtyre proceseve duke përmirësuar ndërveprimin me shumë aktorë të ndryshëm. Në të njëjtën kohë do të punojmë që kritika e shoqërisë civile dhe liria e mediave të vazhdojnë të inkurajohen në mënyrë që qytetarët të mbeten të vetëdijshëm dhe vigjilentë sa qeveria që përpiqet të jetë për sfidat dhe mundësitë e kësaj rruge të re drejt anëtarësimit në BE”, tha Rama.
Fraksion.com