“Shqiptarëtnë vende të shtrenjta për të…”; Alesia Bami zbulon çfarë i tha Nusreti kur e takoi
Sa kushtojnë pushimet në Shqipëri? Kjo është pyetja që dëgjohet më shpesh në këto dite të nxehta korriku.
Moderatorja e njohur, Alesia Bami, u shpreh në rubrikën “Në Trotuar” në “E Diell” se “ne kemi fatin e mirë që kemi këto bukuri natyrore, që mund të zgjedhim se ku të shkojmë”.
“Ideja është që secili vendos vetë se ku mund të shkojë, në vende të qeta apo ku ka më shumë zhurmë. Kam dëgjuar me shumë kujdes një njeri shumë të suksesshëm të biznesit, i cili më tha: ‘Shqiptarët janë të prirë të shkojnë në vendet më të shtrenjta’. Këtu kishte një biznes tjetër që i mbante më lirë se ai dhe të gjithë ishin mbledhur te biznesi i atij. Kjo ndodh se shqiptarët duan, nuk përgjithësoj të gjithë, janë një përqindje e tyre që janë të prirë drejt markave. Ndoshta xhepi i tyre nuk i përballon, por për shkak të shoqërisë apo të shitjen e mendjes që ne duam ta bëjmë.
Unë mendoj se ka si në veri ashtu dhe në jug që ka edhe për shtresën e mesme dhe të ulët, por ka edhe për shtresën që ua mban xhepi”, tha Alesia.
Më pas Manushi e pyeti se “çfarë i tha Nusreti?” dhe Alesia tha duke qeshur: “Ai Manushi duhet ta provojë patjetër”.
Fraksion.com